Për nevojat e përgatitjes së analizës juridike për pajtueshmëri të ligjeve të veçanta me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale u definuan katër faza:
- Definimi i fushave të aplikimit të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale
- Definimi i ligjeve që aplikohen në fushat e definuara.
- Përcaktimi i metodologjisë të hulumtimit.
- Analiza e përgjigjeve të pyetjeve të përcaktuara me metodologjinë.
Definimi i fushave të aplikimit të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Definimi i fushave ku aplikimi i Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale ka një rëndësi të veçantë për qytetarët u bë në bazë të analizës së pyetjeve më të shpeshta që qytetarët i kanë parashtruar tek DMDHP- ja në periudhën Qershor 2011 – Shtator 2014. Në analizë në mënyrë plotësuese u përfshinë edhe përgjigjet që qytetarët i kanë marrë nga ana e DMDHP që paraqesin një tregues të llojit të veçantë të gjendjeve për secilën fushë në veçanti.
Pas analizës së kryer të pyetjeve të qytetarëve dhe përgjigjeve të DMDHP-së, u definuan 12 fusha për analizë edhe atë: sigurimi, telekomunikimi, gjyqësia dhe siguria, bankat, shëndetësia, mediet, marrëdhëniet e punës, arsimi, banimi, çështjet sociale, veprimi i ndërmarrjeve publike.
Definimi i ligjeve që aplikohen në fushat e definuara
Pas definimit të fushave ku aplikimi i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale ka rëndësi të veçantë për qytetarët, u bë një zbulim i ligjeve që aplikohen në secilën prej fushave të lartpërmendura. U zbuluan gjithsej 35 ligje e pastaj u krijua baza e teksteve të gjithë ligjeve.
Përcaktimi i metodologjisë së hulumtimit
Në përcaktimin fillestar të metodologjisë për kryerjen e analizës juridike nevojitej definim i pyetjeve të cilave duhet t’u përgjigjet analiza juridike.
Si bazë për definim të pyetjeve për analizë u morën parimet për mbrojtjen e të dhënave personale në pajtim me të cilat të dhënat personale përpunohen drejtë dhe në pajtim me ligjin, mblidhen për qëllime konkrete, adekuate dhe të përcaktuara me ligj dhe përpunohen në mënyrë që është në pajtim me ato qëllime, adekuate, relevante dhe jo tepër e vëllimshme në raport me qëllimet për të cilat mblidhen dhe përpunohen, të sakta, të plota dhe të azhurnuara sipas nevojës, jo më gjatë seç është e nevojshme të plotësohen qëllimet për të cilat janë mbledhur të dhënat.
U definuan 11 pyetje në bazë të së cilave u krye analiza e 35 ligjeve në 12 fushat.
- A parasheh ligji mbledhje të të dhënave personale dhe në cilën formë? (evidencë, regjistër, bazë)
- Për cilin qëllim është e paraparë mbledhja e të dhënave personale dhe a është qëllimi i qartë?
- A i përshtatet qëllimit vëllimi i të dhënave që përpunohen?
- Kush fillimisht i mbledh të dhënat? (kompania, institucioni)
- A është paraparë pëlqimi i subjektit për përpunimin e ndonjë kategorie të të dhënave personale?
- A janë paraparë afate konkrete dhe të qarta për ruajtjen e të dhënave personale?
- A ekziston një nen i veçantë për mbrojtjen e të dhënave personale i cili tregon qartë përdorimin e masave teknike dhe organizative?
- Përpunimi i të dhënave i paraparë më këtë ligj, a është ose a duhet të jetë i lidhur edhe me aplikim të ndonjë ligji tjetër?
- A ekzistojnë përjashtime për përpunim të të dhënave personale të ndjeshme? (numri i amzës, biometria, video mbikëqyrja)
- A ka dhënë mendim DMDHP – ja në lidhje me këtë ligj?
- A është marrë parasysh mendimi i DMDHP-së?
Analiza e përgjigjeve të pyetjeve të përcaktuara me metodologjinë
Rezultat e analizës që pyetjeve të përcaktuara me metodologjinë janë të prezantuara në dy mënyra:
- Përgjigjet e pyetjeve si fakte, gjegjësisht, pohim ose mohim për atë se parimet për mbrojtjen e të dhënave personale janë respektuar dhe
- Arsyetim i rregullshmërisë të materies për mbrojtje të të dhënave personale dhe udhëzime dhe propozime për pajtim të plotë të ligjeve të veçanta me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale.
Deri në momentin e përgatitjes së raportit, mendimet e dhëna nga ana e DMDHP-së për pajtimin e ligjeve me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale nuk na u dorëzuan, prandaj ato nuk janë të përfshira në analizën juridike.