yeezy boost 350 v2 confirmed app info adidas yeezy 350 boost v2 november 23 releases adidas yeezy boost 350 v2 black red release date update adidas yeezy boost 350 v2 black red adidas yeezy boost 350 v2 blackred drops tomorrow adidas yeezy boost 350 v2 red green copper early links adidas Yeezy Boost 350 V2 Glow in the Dark buy black friday yeezy boost 350 v2 yeezy 350 v2 drop black friday yeezy mafia atakuje ponownie adidas yeezy adidas yeezy boost 350 v2 black red toddler sizes adidas yeezy boost 350 v2 black red release date adidas yeezy boost 350 v2 black friday adidas yeezy boost 350 v2 black friday adidas yeezy adidas yeezy boost 350 v2 core blackred early links adidas yeezy boost 350 v2 zebra 2892 adidas Yeezy 350 Boost V2 Beluga Solar Red adidas yeezy boost v2 350 black white red

Rekomandime sipas fushave

Për shfaqjen e rekomandimeve klikoni në fushën e duhur  

Në përgjithësi, në fushën e sigurimit nevojitet definim preciz i kategorive të të dhënave personale të të siguruarve që mblidhen për qëllim të sigurimit, duke filluar nga futja e numrit të amzës në Ligjin për supervizion të sigurimit deri tek futja e të dhënave personale shëndetësore të mbledhura për Kartelën elektronike shëndetësore në Ligjin për sigurim shëndetësor. Definim preciz i kategorive të të dhënave personale gjithashtu duhet të bëhet edhe në Ligjin për sigurim të detyrueshëm në komunikacion, Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor dhe Ligjin për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital.

Futja e dispozitave për obligimin e miratimit të akteve dhe aplikimit të masave teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale në Ligjet e fushës së sigurimit është e nevojshme jo vetëm nga aspekti i rregullimit të brendshëm të punës së kontrolluesve, por edhe nga aspekti i arritjes së marrëveshjeve me Përdoruesit, marrjes të të dhënave nga subjektet e tjera dhe mbajtjes së evidencave për këto përpunime.

Afatet për ruajtje të të dhënave personale në ligjet e fushës së sigurimit nuk janë të përcaktuara në mënyrë precize për të gjitha evidencat. Diku, afatet janë të definuara me periudhë më të shkurtër të ruajtjes që nuk është në pajtim me LMDHP, sepse afati duhet të jetë i caktuar në mënyrë precize.

Nga analiza e Ligjit për evidenca në fushën e shëndetësisë, Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, mund të konstatohet se mbi azhurnimin, ruajtjen, mbledhjen dhe disponimin me dokumentacionin shëndetësor aplikohen dispozitat e rregullave nga fusha e evidencave nga fusha e shëndetësisë, mbrojtjes të të drejtave të pacientëve dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Duke marrë parasysh situatën e aplikimit të kësaj dispozite në praktikë, nevojitet definim i obligimit të secilit institut shëndetësor për të miratuar dhe aplikuar masa teknike dhe organizative për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Afatet e ruajtjes së të dhënave personale në ligjet nga fusha e shëndetësisë nuk janë përcaktuar në mënyrë precize për të gjitha evidencat. Është e nevojshme të precizohen afatet për ruajtje të të dhënave personale.

Sipas Ligjit të sigurisë dhe shëndetit në punë, Ligjit për marrëdhëniet e punës, Ligjit për evidenca në fushën e punës dhe Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, të dhënat personale që përpunohen janë në vëllim adekuat për qëllimin për të cilin janë mbledhur fillimisht. Kategoritë e të dhënave personale janë të përcaktuara detalisht për secilën evidencë në veçanti, por përsëri praktika na tregon për mbledhje të fotokopjes së letërnjoftimit në shumicën e evidencave, gjë kjo që nuk është e paraparë me këtë ligj dhe që nuk është në pajtim me parimet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Plotësime dhe precizime të caktuara duhet të bëhen në Ligjin për siguri gjatë punës në pjesën e definimit të mënyrës së dorëzimit të raporteve nga institucionet shëndetësore deri tek punëdhënësi. Praktika na tregon për raste në të cilat raporti i përgjithshëm nuk është i ndarë nga rezultatet e kontrollit të kryer.

Në pjesën e definimit dhe aplikimit të masave teknike dhe organizative për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale, është e nevojshme përcaktim i qartë i detyrimit të punëdhënësit për mbajtjen e rregulloreve për mbrojtje të të dhënave personale të punonjësve dhe subjekteve të tjerë lidhur me të dhënat personale.

Edhe pse një pjesë e të dhënave për kontakt të punonjësve që mblidhen mund të jenë zgjedhore, si për shembull përkatësia etnike e cila duhet të jetë e dhënë të cilën punonjësi do ta japë në mënyrë zgjedhore, ligji nuk parasheh pëlqim të subjektit në asnjë moment. Është e nevojshme që të jetë i paraparë pëlqimi i punonjësit.

Evidencat për punonjësit dhe evidencat për rroga ruhen në afat të gjatë, por për evidencat e tjera që përmbajnë të dhëna personale nevojitet lidhje me ligjin për punë arkivore.

Vëllimi i të dhënave personale që përpunohen sipas Ligjit për banim është adekuat me qëllimin, por praktika tregon për publikim të vëllimit më të madh të të dhënave në tabelat e shpalljes nëpër ndërtesa – Në Ligjin për banim nuk ekziston dispozitë e cila parasheh publikim të listës së banorëve me emër dhe mbiemër të cilët nuk kanë paguar mirëmbajtje të rregullt, dhe me këtë ky përpunim llogaritet si tepër i vëllimshëm në raport me qëllimin që duhet të arrihet.

Afati i ruajtjes së të dhënave është i paraparë vetëm për video mbikëqyrjen – 30 ditë. Është e nevojshme të precizohen edhe afatet e ruajtjes të të dhënave të tjera personale.

Edhe pse është e paraparë përshtatje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, nuk ka nen i cili tregon për obligimin e bashkësisë të banorëve për rregullimin e brendshëm të masave teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sa i përket Ligjit për kadastër të patundshmërive, nevojitet përcaktim i precizuar i kategorive të të dhënave që mblidhen në SIKGJ.

Afatet për ruajtje të të dhënave personale të mbledhura duhet të jenë të definuara saktë.

Sipas Ligjit për arsim fillor, Ligjit për arsim të mesëm, Ligjit për arsim të lartë dhe Ligjit për arsim të të rriturve, pëlqimi i subjekteve të të dhënave personale nuk është i paraparë për të dhënat personale që nuk janë të parashtruara në kategoritë e të dhënave, dhe të cilat në praktikë mblidhen, gjegjësisht, i përmban (të dhëna shëndetësore, grupi i gjakut, numri i amzës të prindit) softveri (EMIS). Pëlqimi për përpunimin e këtyre të dhënave duhet të jetë i paraparë, si edhe mundësitë softverike për qasje në to.

Dispozita me të cilën definohet se shkolla e mesme mbledh, përpunon, ruan, dërgon dhe shfrytëzon të dhëna të vendosura në përmbledhjet e të dhënave sipas dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale, për nevojat e bazës së integruar të të dhënave të cilën e mban Ministria nuk është e qartë në pjesën e dërgimit të të dhënave. Duhet të definohet se ku mund të dërgohen të dhënat dhe sipas cilave kushte.

Për të gjitha ligjet e parashtruara nevojitet definim i të gjithë afateve për ruajtje të të dhënave personale dhe futje e një neni për mënyrën e mbrojtjes të të dhënave personale siç është rregulluar me Ligjin për arsimin fillor.

Në Ligjin për arsim të të rriturve nuk janë të definuara kategoritë e të dhënave personale që do të përpunohen për subjektet. Edhe pse është e paraparë mbajtja e dokumentacionit dhe evidencës, kategoritë nuk janë të parapara. E vetmja që tregon neni është se përmbajtjen dhe formën e dokumentacionit dhe evidencës me propozim të Qendrës e cakton ministri, që nuk është në pajtim me parimet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga analiza e Ligjit për Regjistrin e veçantë për personat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për veprat penale për abuzim seksual të personave të mitur dhe për pedofili rrjedh se qëllimi i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i mbrojtjes së fëmijëve nga keqtrajtimi seksual, pedofilia dhe tregtia me të mitur nëpërmjet të disponueshmërisë së informatave për personat që jetojnë në rrethin e tyre, e të cilët janë të dënuar për vepra penale lidhur me keqtrajtimin seksual të të miturve, pedofili dhe tregti me persona të mitur.
Qëllimi i vendosur në këtë mënyrë nuk është në pajtim me parimet e mbrojtjes të të dhënave personale nga aspekti i disponueshmërisë së informatave. Praktika në shtetet ku është vendosur regjistër i tillë është që qasja në të të jetë e kufizuar, gjegjësisht qasje në këto regjistra kanë çerdhet, shkollat, strehimoret për fëmijë, konviktet.

Vëllimi i të dhënave që përmban Regjistri do të ishte i përshtatshëm nëse qasja është e kufizuar. Në këtë rast, nëse regjistri është i disponueshëm për publikun duhet bërë një zvogëlim i vëllimit të të dhënave personale (iniciale, viti i lindjes, rruga e banimit).

Ajo që është në kundërshtim me parimet e mbrojtjes të të dhënave personale është që heqja nga regjistri publik bëhet me kërkesë të personit. Kontrolluesi duhet t’i heqë të dhënat pas kalimit të afatit, pa marrë parasysh se a ka kërkuar ose jo një gjë të tillë vetë personi.

Sa i përket Ligjit për mbrojtje sociale, nevojitet futje e një neni me të cilin do të parashihet aplikimi i masave teknike dhe organizative për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale dhe definim të afateve për ruajtjen e të dhënave personale të mbledhura për qëllimet e këtij ligji.

Nevojitet definim i afateve për ruajtjen e të dhënave personale për secilën evidencë në veçanti.

Nevojitet futja e një neni me të cilin do të parashihet aplikimi i masave teknike dhe organizative për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Sa i përket Ligjit për energjetikë, nevojitet definim i detyrimeve të operatorëve për miratimin e rregullave për aplikim të masave teknike dhe organizative për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale të shfrytëzuesve.

Nevojitet qartësim i dispozitës e cila i referohet vëllimit të të dhënave personale që mblidhen. Vëllimi është i përshtatshëm përveç se në pjesën e mbështetjes me provë për identifikim personal. Formulimi i këtillë lejon interpretim të dyfishtë dhe lejon hapësirë edhe për mbajtjen e fotokopjeve të dokumenteve personale, që nuk është në pajtim me parimet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nevojitet definim i afateve për ruajtjen e të dhënave personale për secilën evidencë në veçanti.
Nevojitet futja e një neni me të cilin do të parashihet aplikimi i masave teknike dhe organizative për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Sa i përket Ligjit për nëpunës publik shtetërorë dhe Ligjit për nëpunës publik, përveç se që parashihet Regjistër i nëpunësve si përmbledhje e të dhënave personale, nuk është e definuar se cilat të dhëna personale do të përpunohen dhe as në cilën mënyrë do të kryhet përpunimi. Gjithashtu nuk janë të paraparë afate për ruajtjen e të dhënave. Tek këto dy ligje duhet të bëhen ndryshime dhe plotësime sipas të gjithë parimeve për mbrojtjen e të dhënave personale.

Materia që e rregullon ky ligj është specifike dhe nga aspekti i aplikimit të parimeve për mbrojtjen e të dhënave personale nuk është i mundur definim preciz i të gjithë të dhënave për personat për të cilët raportohet ose personat e lidhur me to. Megjithatë, është e nevojshme të definohen drejtime të sakta për publikimin e të dhënave personale të personave për të cilët raportohet. Me këtë njëherit do të vendoseshin edhe standarde për përpunim të drejtë të të dhënave personale të cilët do të nënkuptonin vendosjen e masave teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale nga ana e medies.
Pëlqimi i subjektit gjithashtu duhet të parashihet me këtë ligj.

Ndryshim i dispozitës me të cilën parashihet: të dhënat i jepen Ministrisë për punë dhe politikë sociale, Agjencionit për punësim të Republikës së Maqedonisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, për nevojat e kryerjes së punëve që janë në kompetencat e tyre dhe në pajtim me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale, vetëm nëse banka lidh memorandum për bashkëpunim me këto institucione, me të cilin rregullohet mënyra e disponueshmërisë të të dhënave. Para së gjithash, është e diskutueshme vetë qasja si aktivitet dhe pastaj edhe baza e cila atë e lejon.

Nënshkrimi i paraparë i Memorandumeve për bashkëpunim me institucionet për marrjen e të dhënave është i diskutueshëm sepse Memorandumi nuk e ka atë fuqi ligjore të lejojë diçka të tillë, ai nuk është dokument në bazë të të cilit ato më të prekurit – qytetarët mund të realizojnë të drejtat ose të ankohen. Kjo e vë në pikëpyetje seriozitetin e bankave, veçanërisht për shkak të faktit që fshehtësia bankare më nuk është fshehtësi, por me përjashtime të caktuara, fshehtësia u zbulohet institucioneve.

Sa i përket rregullimit të qarkullimit pagesor, në bazë të ligjit, instrumentet pagesore dhe formën dhe përmbajtjen e tyre, përveç formës së instrumenteve pagesorë që i përmbajnë mediumet për transfer, i cakton ministri i financave. Me këtë formulim, përmbajtja e instrumenteve pagesore lihet të përcaktohet me Rregullore që nuk është në pajtim me parimet për mbrojtje të të dhënave personale.

Praktika tregon se për pagesat nga personat fizikë, në instrumentin pagesor është i përfshirë edhe numri i amzës pa pasur bazë ligjore për këtë.

Ligji për procedurën kontestimore përmban dispozitë me të cilën definohet vëllimi i të dhënave personale. Qëllimi është i përshtatshëm përveç se në pjesën e mbështetjes me provë për identifikim personal. Ky formulim lejon interpretim të dyfishtë, dhe lejon hapësirë edhe për mbajtjen e fotokopjeve të dokumenteve personale që nuk është në pajtim me parimet për mbrojtjen e të dhënave personale.
Tek ky ligj, në mënyrë plotësuese duhet të intervenohet edhe në përcaktimin e afateve për ruajtjen e të dhënave personale për secilën evidencë në veçanti dhe masave teknike dhe organizative për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Vëllimi i të dhënave personale i paraparë me Ligjin për përmbarim është i përshtatshëm me qëllimin me vërejtjen e vetme se nuk është i precizuar saktë vëllimi i të dhënave për personat për të cilët Përmbaruesi jep shpallje publike. Shpesh në shpalljen është i përfshirë edhe numri i amzës, ndërsa për këtë nuk ka bazë ligjore.

Është e nevojshme të bëhet definimi i afateve për ruajtjen e të dhënave personale për secilën evidencë në veçanti si dhe futja e një neni me të cilin do të parashihet aplikimi i masave teknike dhe organizative për fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Kategoritë e të dhënave personale që përpunohen në evidencat e Ligjit për siguri në rrugë janë të definuara me ligje të tjera dhe me rregullore të Ministrisë së punëve të brendshme. Një evidencë për të cilën doemos nevojitet një rregullim i plotë i vëllimit të të dhënave është evidenca e regjistrimeve nga video mbikëqyrja e rrugëve.

Duke pasur parasysh faktin që video regjistrimi është materie e cila rregullohet me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, nevojitet përshtatje me parimet e kryerjes së drejtë të video mbikëqyrjes. Qëllimi është i qartë dhe i arsyeshëm, por nevojitet precizim i të dhënave personale që do të mblidhen (fokusi i regjistrimit të kamerave), cili person në Polici do të ketë qasje tek materialet e regjistruara, në cilën mënyrë do t’i dërgohen shoferit/ pronarit të automjetit. Gjithashtu, ligji duhet të parashohë edhe lajmërime të veçanta për shoferët për vendet ku janë vendosur sisteme për video mbikëqyrje.

Nevojitet precizim i afateve, përveç tek regjistrimet e video mbikëqyrjes për të cilat është e paraparë se do të ruhen për afat prej 6 muajsh.
Ligji nuk përmban nen për mbrojtje të të dhënave personale, prandaj nevojitet që të futet një pjesë e veçantë për mbrojtje të të dhënave personale, gjegjësisht, për masat teknike dhe organizative që do të garantojnë fshehtësi dhe mbrojtje të të dhënave personale.

air jordan 8 aqua black friday 2015 air jordan 8 air jordan 9 air jordan 9 air jordan 9 air jordan 9 black red white 2016 release air jordan 9 air jordan 9 product pol 7383 Buty koszykarskie Hyperdunk 2015 PRM.html product pol 5467 Hyperdunk 2013.html nike hyperdunk 2013 product pol 8040 Buty koszykarskie Hyperdunk 2015 Low Limited.html nike hyperdunk 2015 low nike air foamposite pro nike air foamposite pro nike air foamposite pro nike air foamposite pro pure platinum nike air foamposite one usa pierwsze zdjecia nike air foamposite one olympic product pol 6791 Buty koszykarskie Air Foamposite Pro.html
adidas eqt black pack release info adidas originals eqt black pack adidas originals eqt black pack adidas eqt support black pack releasing soon where to buy adidas eqt support adv primeknit zebra adidas eqt support adv primeknit zebra new images adidas eqt support adv primeknit zebra now available adidas eqt support adv primeknit zebra adidas eqt support adv primeknit zebra release date adidas eqt support adv primeknit zebra release date adidas eqt support adv primeknit zebra ba7496 adidas eqt support adv pk zebra primeknit adidas eqt support ultra boost turbo red white adidas eqt support ultra boost turbo red adidas eqt support adv black turbo red adidas eqt support ultra boost turbo red adidas eqt support ultra whiteturbo adidas originals eqt support 93 camo turbo red adidas eqt running support 93 primeknit og colorway adidas eqt running support 93 primeknit white teal chartreuse red black