yeezy boost 350 v2 confirmed app info adidas yeezy 350 boost v2 november 23 releases adidas yeezy boost 350 v2 black red release date update adidas yeezy boost 350 v2 black red adidas yeezy boost 350 v2 blackred drops tomorrow adidas yeezy boost 350 v2 red green copper early links adidas Yeezy Boost 350 V2 Glow in the Dark buy black friday yeezy boost 350 v2 yeezy 350 v2 drop black friday yeezy mafia atakuje ponownie adidas yeezy adidas yeezy boost 350 v2 black red toddler sizes adidas yeezy boost 350 v2 black red release date adidas yeezy boost 350 v2 black friday adidas yeezy boost 350 v2 black friday adidas yeezy adidas yeezy boost 350 v2 core blackred early links adidas yeezy boost 350 v2 zebra 2892 adidas Yeezy 350 Boost V2 Beluga Solar Red adidas yeezy boost v2 350 black white red

Hulumtimi parashihte dy faza të mbledhjes të të dhënave – faza e parë paraqiste implementimin e intervistave të gjysmëstrukturuara më ekspertë, ndërsa faza e dytë përbëhej nga analiza juridike e ligjeve të identifikuara që kanë potencial ta dëmtojnë të drejtën e privatësisë së qytetarëve.

Në fazën e parë, pjesëmarrësit në intervista u zgjodhën sipas disa kritereve – arsimimi i tyre formal, përvoja e punës së tyre në problematikë e cila i përket fushës së privatësisë dhe mbrojtjes të të dhënave personale, si dhe ekspozimi i përditshëm ndaj një numri të madh të të dhënave personale të qytetarëve. Edhe pse në fillim u dërguan ftesa speciale drejt një numri të madh të institucioneve shtetërore (ministrive) për nominim të përfaqësuesit i cili do të merrte pjesë, hasëm në një reagim të dobët për bashkëpunim – vetëm një nga gjithsej tetë institucione shtetërore pranoi të marrë pjesë në hulumtim, me nominim të përfaqësuesit të vet i cili i plotësonte kriteret e lartpërmendura.

Intervistat i filluam në gjysmën e dytë të dhjetorit, vitin 2014. Në vazhdim janë analizat kualitative të përgjigjeve të ekspertëve dhe në bashkëngjitje fleta anketuese të cilin e mbushnin të gjithë të intervistuarit para fillimit të intervistës.

 

Sa është me rëndësi ruajtja, përpunimi dhe transferimi i të dhënave personale të qytetarëve për punën e përditshme të institucionit/organizatës të cilës i përkisni?

Pas pyetjes së parë, të gjithë ekspertët e intervistuar e ndanin qëndrimin se të dhënat personale të qytetarëve kanë një rëndësi qenësore për funksionimin e përditshëm të institucioneve, gjegjësisht, se pa përpunim dhe ruajtje të të dhënave personale – kompanitë dhe institucionet nuk do të mund të funksiononin.

 

Sa është i njoftuar institucioni/organizata e juaj me rregullat ligjore dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale?

Për këtë pyetje thuajse të gjithë ekspertët u shprehën se institucionet e tyre janë të njoftuar mirë me rregullat ligjore dhe rregulloret. Një pjesë e ekspertëve e vlerësuan pozitivisht punën e DMDHP-së në raport me trajnimet e rregullta dhe rekomandimet që vijnë nga ana e tyre, e që u ndihmojnë në edukimin e punonjësve të tyre për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtën e privatësisë. Gjithashtu, pothuajse të gjithë ekspertët ishin të një mendimi se ekziston hapësirë për përmirësim në këtë fushë, veçanërisht tek punonjësit, ose sektorët, të cilët:1. Komunikojnë drejtpërdrejt me klientët/palët (dhe kanë qasje tek të dhënat e tyre personale) dhe 2. Nuk janë pjesë e sektorit juridik ose IT në institucionin/kompaninë e tyre (për këto dy sektorë ekspertët konsideronin se janë të njoftuar plotësisht me rregullat ligjore dhe rregulloret).

 

Sipas jush, a ekziston rreziku i zbulimit të përmbajtjeve në punën e përditshme të institucionit/organizatës të cilat do ta dëmtonin privatësinë e qytetarëve? Nëse ekziston, çfarë mendoni se do të mund të bëhej që të eliminohet ose zvogëlohet ky rrezik?

Për këtë pyetje, ekspertët ishin unanim: rreziqet ekzistojnë gjithmonë, mirëpo ato janë të vegjël dhe të parëndësishëm, dhe vazhdimisht punohet në sanimin e tyre. Kjo arrihet nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm të punonjësve, nëpërmjet vendosjes së standardeve të larta për siguri teknike të serverëve dhe bazave të të dhënave ku mbahen të dhënat personale, si dhe ndjekjes së zhvillimit të teknologjisë dhe plotësimit të rregulloreve për punë.

Ekspertët i ndanë rreziqet në dy fusha – rreziqe teknike dhe rreziqe që burojnë nga vetë punonjësit. Rreziqeve teknike u japin rol të parëndësishëm, gjegjësisht, janë të kënaqur me përdorimin e mjeteve më të sofistikuara dhe protokolleve të sigurisë për të cilat janë përgjegjës sektorët IT të tyre, ndërsa më shumë hapësirë për përmirësim konsiderojnë se ka në pjesën e edukimit të punonjësve, veçanërisht të punonjësve të rinj. Raporti personal i punonjësve (dhe qytetarëve) ndaj të drejtës së privatësisë dhe rëndësia e mbrojtjes të të dhënave personale të të tjerëve është në një nivel shumë të ulët. Me fjalë të tjera, vetëdija tek qytetarët për këtë problematikë është shumë e ulët dhe e papërfaqësuar në rrethet e gjera, dhe nga kjo rrjedh rreziku më i madh për shkeljen e të drejtës së privatësisë.

 

Si do ta vlerësonit klimën e përgjithshme në institucionin/organizatën tuaj në lidhje me nevojën për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale?

Ekspertët për këtë pyetje ishin unanim në qëndrimin se në të gjithë institucionet dhe kompanitë bëhet kujdes për të dhënat personale të qytetarëve dhe mbrojtjen e privatësisë të tyre. Një pjesë e tyre deklaruan se, megjithatë, në institucione të caktuara shtetërore kjo praktikë nuk trajtohet aq sa duhet, veçanërisht në institucione të lidhura me shëndetin publik, dhe nuk ka shumë kujdes për privatësinë e tjetrit, mirëpo, në përgjithësi, ekziston një klimë e caktuar ndërmjet punonjësve në të gjithë sektorët se të dhënat personale janë të rëndësishme dhe se e drejta e privatësisë e qytetarëve duhet të respektohet.

 

Si do ta vlerësonit vetëdijen e publikut të gjerë në drejtim të të drejtës së privatësisë?

– Sa është e rëndësishme nevoja për ngritjen e vetëdijes tek popullata e gjerë për të drejtën e tyre themelore të privatësisë?

– Ku mendoni se ekziston hapësirë më e madhe për përmirësim?

Pothuajse të gjithë ekspertët e intervistuar për këtë pyetje ishin të një mendimi se vetëdija tek publiku më i gjerë është në nivel shumë të ulët. Qytetari i thjeshtë është shumë pak i njoftuar me të drejtat e tij sa i përket të drejtës së privatësisë dhe përdorimit të të dhënave të tij personale, si dhe dëmet dhe pasojat e mundshme të të njëjtës. Disa nga ekspertët shprehën edhe mendim se qytetarët janë të njoftuar me të drejtat e tyre, mirëpo, thjesht, nuk u japin rëndësi dhe në mënyrë të vetëdijshme lejojnë që privatësia e tyre të shkelet.

Të gjithë ekspertët u pajtuan se është shumë e rëndësishme nevoja për ngritjen e vetëdijes së popullatës më të gjerë për këto koncepte themelore dhe disa prej tyre konsideronin se me edukim të vazhdueshëm, sidomos në moshën e hershme, shkollore, dhe me edukim familjar, do të mund të arrihet që gjeneratat e ardhshme të jenë të informuar dhe të kujdesshëm në vendimet e tyre kur të vijnë në situata ku e drejta e privatësisë do të jetë potencialisht e rrezikuar. Një pjesëmarrës në intervistë tregoi një shembull ku mund të veprohet sistematikisht dhe me plan tek kuadrot tashmë të punësuar (qoftë shtetërorë ose në kompani private) – nëpërmjet një edukimi të sistematizuar dhe të planifikuar të vazhdueshëm në vendet e punës, për të cilin financiarisht do të jetë përgjegjëse vetë kompania/institucioni, efekti i të cilit nuk do të mbetet vetëm në mjedisin e punës, por do të „derdhet” edhe në mjedisin shtëpiak, familjen, sepse „…Ashtu si do të sillen në punë, atë kulturë do ta përcjellin edhe në shtëpi.” Pastaj, i vogël është hapi nga kultura shtëpiake e deri tek kultura dhe atmosfera shoqërore.

Pas nënpikës së fundit, pothuajse të gjithë ekspertët ishin unanim se hapësirë më e madhe për përmirësim ekziston tek popullata e re, adoleshentët dhe nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme. Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe pajisjeve celulare, aplikacioneve të shumta për to, si dhe rrjeteve sociale, të rinjtë vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj rrezikut që të dhënat e tyre personale të ekspozohen, përdoren, përcillen dhe ruhen, në vende dhe mënyra për të cilat ato nuk janë mjaft të informuar (edhe pse, ndoshta, paraprakisht kanë dhënë pëlqim). Me pajtimin me kushtet e përdorimit të aplikacioneve dhe rrjeteve sociale ekspertët mendojnë se ato nuk janë mjaft të informuar deri në çfarë shkallë vendosin të „tregtojnë” me privatësinë e tyre dhe të dhënat personale.

 

A keni qenë Ju personalisht në situata ku ju jetë shkelur e drejta e privatësisë? Nëse po, si keni vepruar?

Për këtë pyetje ekspertët e intervistuar ishin të ndarë – pothuajse gjysma e tyre deklaruan se asnjëherë nuk janë ndjerë se u është shkelur e drejta e privatësisë, ndërsa gjysma tjetër pohuan se pothuajse çdo ditë u shkelet e drejta e privatësisë. Megjithatë, grupi që u përgjigj me pohim, rastet e cenimit të privatësisë së tyre ia ngarkuan pakujdesisë së punonjësve në institucione/kompani të caktuara, gjegjësisht, se më shumë i rastësishëm se sa dëmtim i qëllimshëm i privatësisë. Për këtë arsye, asnjëri nga ekspertët që deklaruan se u është shkelur e drejta e privatësisë, nuk kanë vendosur që të ngrenë procedurë për ato situata. Përveç gabimeve të rastësishme dhe situatave të pakëndshme, disa ekspertë deklaruan se kanë qenë viktima të „spam”-it nga kompani të caktuara private, nëpërmjet SMS-mesazheve, postës elektronike, telefonatave etj, edhe pse për këtë nuk kanë dhënë pëlqim. Për këto veprime kanë reaguar në mënyrë adekuate dhe komunikimi i mëtejshëm është ndërprerë.

 

Për cilat institucione/agjencione/organizata keni njohuri që disponojnë, i shfrytëzojnë dhe i përpunojnë të dhënat Tuaja personale?

Pyetjen e mësipërme e përdorëm që të japim një pasqyrë se sa janë të vetëdijshëm vetë ekspertët, të cilët për çdo ditë merren me këtë problematikë, për përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave të tyre personale, krahasuar me publikun e gjerë. Në atë kuptim, ekspertët, me përjashtim të njërit pjesëmarrës, e vërtetuan supozimin tonë se ato do të kishin më shumë njohuri se cilat institucione/kompani disponojnë me të dhënat e tyre personale. Me përjashtim të njërit pjesëmarrës në intervistat, i cili arriti në numërojë vetëm tre institucione për të cilat kishte njohuri se disponojnë dhe i përdorin të dhënat e tij personale, ekspertët e tjerë numëronin më shumë se 10 kompani private dhe institucione, të cilët për momentin disponojnë dhe i përdorin të dhënat e tyre personale.

 

Si e vlerësoni rolin e teknologjive të reja në lidhje me të drejtën e privatësisë së qytetarëve?

Ekspertët ishin të një mendimi për disa pika të kësaj pyetje.

Ndanin qëndrimin se teknologjitë e reja kanë një potencial të madh për shkelje të privatësisë së shfrytëzuesve të tyre:

Teknologjitë shumë më shpejtë depërtojnë në përditshmërinë e qytetarit sesa ai/ajo është i/e gatshëm/e të mësojë për aq kohë të shkurtër për rreziqet lidhur me përdorimin e tyre;

Prandaj, nevoja për edukim dhe informim të vazhdueshëm kur marrin vendime në raport me teknikën dhe teknologjinë që e përdorin çdo ditë bëhet një çështje posaçërisht e rëndësishme, dhe

Teknologjia është vetëm mjet, i cili mund të shërbejë edhe për mbrojtje të privatësisë dhe të dhënave personale të dikujt, aq sa mund të shërbejë edhe për të shkelur të njëjtat – qëllimet e personit që e përdor teknologjinë mbeten një ndër faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin e asaj nëse teknologjitë e reja janë pozitive apo negative në raport me privatësinë e qytetarëve.

 

Si e vlerësoni rolin e internetit, më saktësisht rrjeteve sociale, në lidhje me të drejtën e privatësisë?

Ekspertët ishin unanim në qëndrimin se rrjetet sociale dhe interneti kanë një rol të pazëvendësueshëm në shoqërinë dhe funksionimin shoqëror sot. Të njëjtët i kënaqin orekset e shumë qytetarëve për socializim dhe zgjerim të kontakteve dhe pasurim me informacione.

Megjithatë, ekspertët gjithashtu deklaruan se numri më i madh i rasteve nga jeta private, kontakte me miq dhe të njohur, ku ka ekzistuar shkelje e ndonjë të drejtë të privatësisë dhe/ose keqpërdorim i të dhënave personale – burojnë pikërisht nga rrjetet sociale. Kështu që, pajtohen se përdorimi i rrjeteve sociale është thike me dy tehe – ekziston rrezik i madh për shkelje të të drejtës së privatësisë, mirëpo, ato gjithashtu sjellin edhe benefite të mëdha. Si arsye për këtë shkelje të së drejtës së privatësisë në rrjetet sociale ekspertët theksojnë:

Informimin e dobët të përdoruesve për kushtet e pranuara të përdorimit të përmbajtjeve të tyre;

Udhëzimet shumë të komplikuara për rregullimin e „nivelit të privatësisë” të të dhënave që i shpërndajnë përdoruesit, si dhe

Informimin e pamjaftueshëm për rreziqet potenciale dhe pasojat e mundshme nga përdorimi i pakujdesshëm i rrjeteve sociale dhe përmbajtjeve të tyre.

Për nënpikën e fundit, njëri nga ekspertët shfaqi një shqetësim të veçantë për informimin e pamjaftueshëm tek popullata e re, përkatësisht tek nxënësit në shkolla të mesme dhe fillore. Për shkak se një numër i madh i këtyre nxënësve çdo ditë në mënyrë aktive i përdorin rrjetet sociale dhe internetin, rreziqet për shkeljen e privatësisë së tyre dhe të tjerëve janë të mëdha.

 

Ku mendoni se duhet të ekzistojnë përjashtime nga kjo e drejtë themelore, gjegjësisht kur është më mirë të lejohet shkelja i privatësisë dhe përdorimi i të dhënave personale pa leje të veçantë? Cilat institucione do ta kishin këtë të drejtë?

Ekspertët u pajtuan se duhet të ekzistojnë përjashtime, gjegjësisht të mund të shkelet privatësia e qytetarëve ose grupeve të qytetarëve, mirëpo:

Secili nga ato përjashtime duhet të jetë i paraparë më ligj;

Vetëm disa institucione ta kenë atë të drejtë, më saktësisht, vetëm sektorë të caktuar në ato institucione;

Për secilin rast të shkeljes të privatësisë së dikujt të gjykohet në veçanti, gjegjësisht, të vlerësohet a është me të vërtetë e nevojshme, dhe

Parakushti më i rëndësishëm kur qoftë edhe do të mendohet për monitorim të aktiviteteve, telefonatave, llogarive bankare etj, të dikujt, është kur ka indikacione serioze se personi ose grupi është i përfshirë në veprime të cilat janë kundër sigurisë shtetërore. Nëse veçse ekziston kallëzim penal dhe veprime kriminale të vërtetuara, gjithashtu nuk respektohet e drejta e privatësisë së fajtorit, gjegjësisht përkohësisht pezullohet, në mënyrë që të munden organet gjyqësore dhe prokurori publik t’i kryejnë detyrimet e tyre ligjore. Ekspertët gjithashtu ranë dakord se institucionet si MPB, Gjykatat, Prokurori Publik, DAP dhe Qendrat e Urgjencës, duhet ta kenë këtë të drejtë.

 

Si e vlerësoni situatën me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë? Si e vlerësoni situatën në botë? (tendencat)

Pjesa më e madhe e ekspertëve deklaruan se gjendja me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale ka një tendencë pozitive edhe në shtetin tonë edhe në botë. Ata mendojnë se nuk mund të krahasohemi me ndonjë nga vendet më të zhvilluara të Evropës perëndimore, mirëpo se edhe në shtetin tonë bëhen përpjekje dhe dalëngadalë ngrihet vetëdija tek publiku më i gjerë sa i përket kësaj problematike.

Në atë kontekst, punën e DMDHP-së e vlerësuan si një tendencë shumë pozitive që tashmë ka filluar të japë rezultate. Të gjithë ekspertët, përfshirë edhe ato që nuk pajtoheshin se ekzistojnë tendenca pozitive tek ne dhe në botë, mendojnë se në shoqëritë e zhvilluara demokratike ekzistojnë shumë kuptime të ndryshme për atë se ç‘është privatësia dhe për nevojën e të drejtës së privatësisë (përfshirë edhe mbrojtjen e saj) – dhe të njëjtat i ndajnë në dy blloqe „kryesore” – Vendet Europerëndimore, ku e drejta e privatësisë është shumë e rëndësishme dhe ndërmerren përpjekje të mëdha për mbrojtje të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, dhe SHBA-të dhe Kanadaja, ku, virtualisht as që ekziston e drejta e privatësisë, gjegjësisht, ku çdo ditë shkelet kjo e drejtë, dhe shkëmbehen, ruhen dhe përpunohen sasi të mëdha të të dhënave personale pa pëlqimin e qytetarëve dhe përdoruesve.

Ekspertët e vendosin shtetin tonë – „diku në mes”, gjegjësisht, që ekziston një hapësirë e madhe për përmirësim, veçanërisht tek vetëdija e popullatës më të gjerë për këtë çështje, por që edhe tek ne ekzistojnë shembuj mjaft pozitivë, siç është miratimi i Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale, formimi i Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, revizionet e vazhdueshme të rregulloreve të brendshme për punë në shumicën e institucioneve shtetërore që të ketë pajtueshmëri me masat e propozuara nga DMDHP-ja etj.

Pastaj, qëndrimet dhe mendimet e ekspertëve u shënuan edhe para vetë intervistave me shfrytëzimin e një ankete të thjeshtë. Në faqet në vazhdim janë shfaqur vizualisht përgjigjet e ekspertëve.

Fletën anketuese të cilën e mbushën të gjithë pjesëmarrësit para intervistave mund ta shikoni të bashkangjitur në fund të këtij botimi.

air jordan 8 aqua black friday 2015 air jordan 8 air jordan 9 air jordan 9 air jordan 9 air jordan 9 black red white 2016 release air jordan 9 air jordan 9 product pol 7383 Buty koszykarskie Hyperdunk 2015 PRM.html product pol 5467 Hyperdunk 2013.html nike hyperdunk 2013 product pol 8040 Buty koszykarskie Hyperdunk 2015 Low Limited.html nike hyperdunk 2015 low nike air foamposite pro nike air foamposite pro nike air foamposite pro nike air foamposite pro pure platinum nike air foamposite one usa pierwsze zdjecia nike air foamposite one olympic product pol 6791 Buty koszykarskie Air Foamposite Pro.html
adidas eqt black pack release info adidas originals eqt black pack adidas originals eqt black pack adidas eqt support black pack releasing soon where to buy adidas eqt support adv primeknit zebra adidas eqt support adv primeknit zebra new images adidas eqt support adv primeknit zebra now available adidas eqt support adv primeknit zebra adidas eqt support adv primeknit zebra release date adidas eqt support adv primeknit zebra release date adidas eqt support adv primeknit zebra ba7496 adidas eqt support adv pk zebra primeknit adidas eqt support ultra boost turbo red white adidas eqt support ultra boost turbo red adidas eqt support adv black turbo red adidas eqt support ultra boost turbo red adidas eqt support ultra whiteturbo adidas originals eqt support 93 camo turbo red adidas eqt running support 93 primeknit og colorway adidas eqt running support 93 primeknit white teal chartreuse red black