Republika e Maqedonisë ka një kornizë ligjore të vetën e cila e garanton të drejtën e privatësisë dhe mbrojtjes të të dhënave personale. Në nenin 25 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë thuhet:
„Çdo qytetari i garantohet respektimi dhe mbrojtja e privatësisë së jetës të tij personale dhe familjare, e dinjitetit dhe e autoritetit.”.
Neni 18, thotë:
„Garantohen siguria dhe fshehtësia e të dhënave personale.
Qytetarëve u garantohet mbrojtja nga cenimi i integritetit personal, që buron nga regjistrimi i informatave për ta nëpërmjet të përpunimit të të dhënave.”
Me kushtetutë është e mbrojtur privatësia dhe liria në komunikim: Neni 17 thotë
„Garantohet liria dhe fshehtësia e letrave dhe të gjitha formave të tjera të kumtimit.”
Vetëm në bazë të vendimit gjyqësor, mund të shmanget nga parimi i pacenueshmërisë së fshehtësisë së letrave, nëse ajo është e domosdoshme për mbajtjen e procedurës penale, ose atë e kërkojnë interesat e mbrojtjes së Republikës.”
Dhe në fund, Neni 26 e garanton paprekshmërinë e shtëpisë:
„Garantohet paprekshmëria e shtëpisë. E drejta e paprekshmërisë së shtëpisë mund të kufizohet vetëm me vendim gjyqësor kur është në pyetje zbulimi ose pengimi i veprave penale ose mbrojtja e shëndetit të njerëzve.”
Përveç kornizës ligjore të dhënë në Kushtetutë, në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë edhe ligje dhe akte nënligjore plotësuese që e avancojnë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe privatësisë së tyre.
Në Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale, të miratuar më 2005, definohet mënyra në të cilën mblidhen të dhënat personale të qytetarëve, kur lejohet dhe kur nuk lejohet mbledhja dhe ruajtja e tyre, definohen kategoritë e të dhënave personale sipas ndjeshmërisë, njëkohësisht edhe masa për mbrojtjen e të njëjtave nga përpunimi i palejuar.
Në përgjithësi, të dhënat personale të qytetarëve mund të përpunohen vetëm me pajtim absolut, përveç në rastet me rëndësi të madhe për sigurinë e Republikës së Maqedonisë.
Më tej, në ligj janë të shënuara dhe masat teknike të nevojshme për siguri fizike të bazave të të dhënave. Në periudhën pas miratimit fillestar të ligjit në 2005 janë përgatitur më shumë rregullore, të cilat në mënyrë plotësuese i precizojnë masat teknike të nevojshme për institucione të veçanta që bëjnë mbledhjen, ruajtjen dhe/ose përpunimin e të dhënave personale, që edhe më shumë kontribuon për sigurinë e të dhënave.
Në rregulloret më të reja, më e reja e në dispozicion për momentin daton nga 03.2014, janë të paraparë edhe persona-administratorë të bazave të të dhënave, sigurim i masave teknike për siguri fizike dhe mbrojtje nga ndikimet e jashtme të serverëve në të cilët ruhen të dhënat, miratim dhe krijim i qasjes nëpërmjet të fjalëkalimeve deri tek personat që i shfrytëzojnë këto të dhëna në punën e përditshme, më shumë nivele të autorizimit etj.
Në rregulloret dhe aktet nënligjore të fundit vërejmë një prirje të ndjekjes dhe precizimit të normave që i referohen mbrojtjes të të dhënave personale dhe të drejtës së privatësisë me propozimet e pranuara më gjerë të BE-së dhe skenës globale.
Përveç normave të lartpërmendura kushtetuese dhe ligjore që promovojnë privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale, ekzistojnë edhe një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore të tjerë të cilët u përkasin sektorëve të veçantë (si për shembull, Ligji për statistikë shtetërore dhe Ligji për mbrojtje sociale) të cilët edhe më shumë e sigurojnë këtë të drejtë themelore të njeriut. Meqë organet si policia, agjencioni për punësim, sigurimi pensional etj, i shfrytëzojnë (mbledhin, ruajnë, përpunojnë) të dhënat personale në punën e tyre të përditshme, në ato instanca nevojitet precizim plotësues i mënyrave në të cilat ato të dhëna do të shfrytëzohen, si dhe mekanizmat për mbrojtje nga keqpërdorimi.
Raporti për progresin e Maqedonisë, i publikuar nga Komisioni Evropian më 8 Tetor të vitit 2014, i thekson këto gjendje dhe nevoja:
„Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale e zmadhoi numrin e inspektimeve të kryera, prej të cilave 60% u kryen në sektorin privat dhe 40% në sektorin shëndetësor dhe gjyqësi. Pothuajse tek gjysma e këtyre inspektimeve janë vërtetuar shkelje. Numri i ankesave të Drejtorisë ishte stabil, 404 në vitin 2013, prej të cilave 62% janë ankesa lidhur me keqpërdorimin e të dhënave në rrjetet sociale. Në përgjithësi, si rezultat i qasjes proaktive të Drejtorisë numri i shkeljeve të zbuluara dhe të vërtetuara u zmadhua për pothuajse pesë herë, nga 56 në vitin 2012 deri në 254 në vitin 2013. Aktivitetet për ngritjen e vetëdijes së publikut gjithashtu vazhduan, që rezultoi me rritje prej 30% të vizitorëve të faqes së internetit të Drejtorisë. Numri i kontrolluesve dhe nëpunësve për mbrojtjen e të dhënave është rritur dhe trajnimi i tyre është përmirësuar, por gjithashtu katër nga punonjësit u larguan. Drejtoria e dorëzoi raportin e saj të parë tek Eurodrejtësia për mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin e prokurorisë publike. Legjislacioni për sektorin në fjalë ende nuk është e përshtatur me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe nevojiten përpjekje shumë më të mëdha që të sigurohet se Drejtoria konsultohet sistematikisht për të gjitha politikat dhe propozim-ligjet e reja. Për shkak të përshtatjes së plotë me acquis është e nevojshme edhe përshtatje plotësuese e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave”.